“Serie A” pasurohet edhe me një shqiptarë tjetër!

Një tjetër shqiptar mund të bëhet pjesë e “Serie A”. Bëhet fjalë për Arbër Zenelin, sulmuesin e Herenvenit në kampionatin holandez, i cili kërkohet nga Fiorentina.

23-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës nga “Artemio Franki”, që duhet të paguajnë nga 4 deri 5 milionë euro për kartonin e tij.

Zeneli ka pasur edhe një sezon mjaft të mirë në “Eredvisie” dhe ka kohë që pëlqehet nga klubet e “Serie A”.

Paratë që duhen për të blerë futbollistin e përfaqësueses së Kosovës ekipi italian pret t’i sigurojë nga shitja e Ante Rebiç, i cili kërkohet nga Mançester Junajtedi.

Sulmuesi kroat më parë ka luajtur për Fiorentinën para se të jepej në formë huazimi te skuadra gjermane e Ajntraht Frankfurt, e më pas të blihej nga klubi gjerman, por skuadra “vjollcë” ka ruajtur 30 për qindshin e kartonit të tij, ndërsa shuma që përmendet rreth transferimit të tij te “Djajtë e Kuq”, na lë të nënkuptojmë se edhe Fiorentina do të përfitojë një shumë të konsiderueshme të hollash.

Leave a Reply