Migjen Basha debuton me gol te Arisi (VIDEO)

Pas Xherdan Shaqirit, i cili mbrëmë debutoi me gol me fanellën e Liverpullit, edhe një tjetër futbollist shqiptarë ka debutuar me gol për skuadrën e tij të re. Fjala është për Migjen Bashën, të cilit si duket nuk i është dashur shumë kohë që të ambientohet dhe të fitojë besimin e trajnerit te skuadra greke e Aris-it.

Basha u aktivizua në minutën e 60-të në miqësoren ndaj Bershot Vilrijk, ndeshje kjo që u zhvillua në Antverpen dhe që gjatë kohës së rregullt nuk dha fitues, pasi u mbyll me barazimin pa gola.

🎥: Η διαδικασία των πέναλτι, αποκλειστικά μέσα από την κάμερα του ARIS FC TV…#beearis #arisfc #preseason #arisfctv

Публикувахте от ARIS F.C. / Π.Α.Ε. ΑΡΗΣ (OFFICIAL) в Събота, 28 юли 2018 г.

Në ruletin e penaltive grekët u treguan më të suksesshëm, duke triumfuar me rezultatin 4:1, ndërsa një gol realizoi dhe Migjen Basha, i cili mbante veshur fanellën me numër 6.

Rikujtojmë mesfushori i Kombëtares shqiptare vetëm disa ditë më parë u transferua te Arisi nga rradhët e skuadrës italiane të Barit.

Leave a Reply