Kamza demoloi Shkëndijën në miqësore!

Skuadra e Kamzës vazhdon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Superligën shqiptare. Pasditën e së shtunës skuadra e drejtuar nga trajneri Bledar Devolli ka zhvilluar një miqësore ndaj Shkëndijes së Tiranës U-19, të cilën e ka fituar me rezultatin e thellë 5-0.

Dy gola në këtë ndeshje për Kamzën realizoi Sadiku, teksa nga një gol shtuan edhe Roloviç, Mehmeti dhe Malaj.

Rikujtojmë sezonin e kaluar Kamza ia arriti qëllimit që të ruajë statusin e skuadrës elitare, ashtu që edhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e Superligës shqiptare, mirëpo pa kërçovarin Demir Imeri, i cili vendosi të largohet nga kjo skuadër, duke vazhduar karrierën në Finlandë te skuadra e PS Kemi.

Leave a Reply