Alison do të debutojë me Liverpullin në ndeshjen ndaj Napolit

Blerja rekord e Liverpullit gjatë kësaj merkatoje vere, Alison Beker me skuadrën e tij të re do të debutojë në ndeshjen e së shtunës kundër Napolit, ka njoftuar trajneri Jurgen Klop.

Braziliani 25-vjeçar në “Enfilld Roud” u transferua nga Roma për një shumë prej 72.5 milion euro.

Deri në fillimin e sezonit të ri në Premierligë, Liverpulli do të zhvillojë edhe dy ndeshje kontrolluese, ku përveç me Napolin të shtunën, gjithashtu do të zhvillojë një ndeshje tjetër ne Torinon të martën.

Sezonin e ri në Premierligë, Liverpulli e nis me ndeshjen si nikoqir kundër Uest Hamit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply