Modriç te Interi! Perez kërkon takim me kroatin

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç, do të vendosë për të ardhmen e tij vetëm pas takimit që do të ketë me presidentin e “mbretërve”, Florentino Perez.

Kroati është përfolur ditët e fundit si një transferim i mundshëm për Interin, i cili ka qenë aktiv në këtë afat kalimtar duke transferuar plotë 6 futbollistë.

“Zikaltërit” shpresojnë që edhe Modriç do të bëhet pjesë e tyre dhe se haptazi do ia shprehë dëshirën edhe presidentit të Realit, Florentino Perez, i cili vështirë se do të pranonte edhe një ndarje tjetër, pas asaj me Kristiano Ronaldon, i cili iu bashkua Juventusit.

Leave a Reply