Perez ngrin Interin: Më jepni 750 milion euro dhe Modriç është i juaji!

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka ngrirë gjithë ata tifoz ambicioz të Interit që ëndërronin mesfushorin kroat, Luka Modriç në skuadrën e tyre.

Gjatë ditëve të fundit nëpër mediat italiane me të madhe u shpërnda informacioni se kroati do ti bashkohet skuadrës “zikaltër” nga Milano, pasi bashkëshortja e Modriç paska telefonuar deri tek drejtuesit e 18 herë kampionëve të Italisë, për një transferim të mundshëm të burrit të saj te Interi.
Pasuan komente nga më të ndryshmet, sidomos nga ata tifoz të entuziazmuar të Interit, të cilët kishin komentuar madje edhe në profilin zyrtar të Modriç në Instagram lidhur me këtë çështje.

Megjithatë çdo gjë ka fundin e saj, dhe në këtë rast ai u dha nga ana e presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez. Numri një i “mbretërve” ka këmbëngulur se Modriç nuk shitet dhe se do të ulej në tavolinën e bisedimeve, vetëm në rast se ndonjë klub për shërbimet e tij është i gatshëm të paguaj 750 milion euro.

“E vështirë është që Luka të largohet nga Reali i Madridit. Ajo mund të ndodh, vetëm në rast se ndonjë klub pajtohet të paguajë 750 milion euro” – i shkurtër, mirëpo shumë kategorik ishte në deklaratën e tij presidenti madrilen.

Leave a Reply