Lautaro Martinez i siguron fitoren Interit ndaj Lionit (VIDEO)

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez ka rezultuar deçiziv për Interin në ndeshjen e sotme, që “zikaltërit” e zhvilluan përballë Lionit, njofton “infOSport.mk”.

Falë golit të sulmuesit argjentinas, Interi shënoi fitore minimale 1:0 në ndeshjen e “International Champions Cup”, duke arritur edhe fitoren e dytë në kuadër të këtij turneu, pas asaj fitore ndaj Çelzit përmes penaltive.

Martinez golin e vetëm në këtë përballje e realizoi në minutën e 52-të, kur mjaft mirë përcolli një harkim në zonë nga ana e Dalbert, dhe me të majtën e tij arriti që të mposht portierin, Gorgelin.

Për Lautaro Martinez ishte ky goli i tretë i shënuar me fanellën e Interit, prej kur se ky i fundit iu bashkua skuadrës “zikaltër” nga rradhët e Rasing Klub. Martinez shënoi edhe në ndeshjen e tij debutuese ndaj Luganos të fituar nga Interi 0:3, ndërsa gjithashtu kishte shënuar edhe në barazimin 3:3 ndaj Zenitit.

Leave a Reply