Kukësi fiton gjyqin ndaj ish mbrojtësit të saj, përfiton 46 mijë euro!

Kukësi ka fituar gjyqin ndaj ish mbrojtësit të saj, Sadik Vitija. Klubi nga Verilindja e Shqipërisë, ka fituar drejtësinë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FIFA pas prishjes së njëanshme të kontratës.

Ky organ i drejtësisë sportive i ka dhënë të drejtë kuksianëve duke hedhur poshtë pretendimet e lojtarit.

Sakaq, shtypi i shkruar raporton se verilindorët kanë pretenduar të njëjtën gjë edhe për Besar Musollin. Për prishjen e kontratës nga ana e mesfushorit kërkohej një shumë prej 300 mijë eurosh, por FIFA i ka dhënë të drejtë atij.

Kësisoj, Kukësi ka dalë i fituar me vetëm 46 mijë euro të ish mbrojtësit Vitija. Padia për ish kapitenin Musolli është hedhur poshtë nga FIFA me lojtarin që vijon të jetë pjesë e Gjilanit në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply