Gazetari Lorik Jashanica interviston Leite Kaka-n, braziliani thotë se goli ndaj Interit mbetet në zemrën e tij

Leite Kaka është një nga futbollistët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë për skuadrën italiane, AC Milan.

Në vitin 2007, pas paraqitjeve mbresëlënëse me Milanin, ku fitoi Ligën e Kampionëve, fitoi poashtu edhe çmimin më të madh individual në planet në sportin e futbollit. Braziliani u shpall futbollisti më i mirë në botë në vitin 2007, pra duke fituar kështu “Topin e Artë”.

Natyrisht, Leite Kaka momentet më të mira në karrierë i kishte me skuadrën italiane, pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.

Kur përmendet Milani, të gjithë tifozët e futbollit përveç se kujtojnë triumfet e lavdishme që kjo skuadër kishte në historinë e tyre, poashtu kujtojnë edhe derbin e qytetit ndaj Interit, që është një ndër më të mirët në futbollin evropian.

Leite Kaka për gazetarin e ‘GazetaBlic Sport’ Lorik Jashanica ka rrëfyer momentin më të mirë të tij në këtë derbi, i cili ndryshe njihet si “Derby Della Madoninna”.

“Çdo derbi ishte i veçantë, por sigurisht, momenti që do ta kujtoj gjithmonë ishte goli im i parë me fanellën e Milanit në derbi në vitin 2003. Shënimi i një goli në San Siro ishte gjithmonë i veçantë, por të kesh mundësinë të shënosh para tifozëve tanë në derbi ishte një moment që do ta mbajë në zemrën time përgjithmonë”, tha Leite Kaka për ‘GazetaBlic Sport’.

Leite Kaka për GazetaBlic Sport: Goli ndaj Interit në derbin e vitit 2003 do mbetet gjithmonë në zemrën time – GazetaBlic

Ky derbi i madh i qytetit të Milanit do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45. Braziliani, tashmë i pensionuar nga futbolli thotë se do ta shikojë këtë ballafaqim, teksa shpreson shumë se “Rossonerët” do jenë triumfues ndaj “Nerrazzurëve”.

“Çdo parashikim i derbit është i pamundur. Çdo gjë mund të ndodhë. Unë do të shikoj dhe do ta mbështesë Milanin dhe shpresoj shumë se do ta fitojmë këtë takim”, përfundoi Kaka.

Kaka në karrierën e tij për Milanin kishte 223 paraqitje në dy periudha kohore. Fillimisht ai luajti nga viti 2003 deri në vitin 2009, ku në 193 ndeshje shënoi 70 gola. Më pas ai u rikthye sërish në klub, ku gjatë sezonit 2013–2014, kishte 30 paraqitje e 7 gola.

Në përgjithësi në karrierë, Leite Kaka ka 461 paraqitje në skuadrat si: Sao Paolo, Milan, Real Madrid dhe Orlando City.

Leave a Reply