Partizani i Tiranës bënë për vete sulmuesin tetovar Remzifaik Selmani

Partizani i Tiranës, siç mëson “infOSport.mk”, ka bërë për vete ish sulmuesin e Shkëndijës dhe Renovës, Remzifaik Selmani. Sulmuesi tetovar gjatë ditës së sotme pritet të ju nënshtrohet vizitave mjekësore dhe nëse gjithçka do të jetë në rregull i njëjti me “Demat e Kuq” nga Tirana do të nënshkruaj kontratë për dy vite e gjysmë.

Selmani te Partizani pritet të përforcojë repartin e sulmit, pas transferimit të Xhuliano Skukës te skuadra franceze e Metz, por edhe largimit të sulmuesit maqedonas, Matej Cvetanoski, i cili ditë më parë iu bashkua Akademia Pandevit.

Pikërisht skuadra nga Strumica shihej si destinacion i rradhës i Selmanit, madje disa nga mediat maqedonase në vendin tonë e llogarisnin si punë e kryer transferimin e tetovarit te Akademia Pandev, mirëpo në fund i njëjti ka pranuar ofertën e Partizanit.

Do të jetë  kjo hera e parë që Selmani do provoj veten në Superligën shqiptare, pasi i njëjti përveç me Shkëndijën dhe Renovën në Maqedoni, gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me Llapin në Kosovë si dhe me Ujpeshtin dhe ekipin e Mezőkövesd në Hungari, që njëherit ishte edhe skuadra e tij e fundit.

25-vjeçari Selmani në Ligën e Parë të Maqedonisë numëron 141 ndeshje, 40 gola dhe 16 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply