Milani vendos për sulmin, zgjedh “bomberin” kroat

Shumë emra të mëdhenj të futbollit evropian ishin kandidatë për të udhëhequr sulmin e Milanit, skuadër kjo e cila si duket ka gjetur edhe emrin e futbollistit që do të udhëheq sulmin “kuq e zi” në sezonin e ri.

Fjala është për sulmuesin kroat të Fiorentinës, Nikolla Kaliniç, transferimin e të cilit tek “rossonerët”, mediat italiane e shohin si punë të kryer.

Kërkesa e Fiorentinës prej 30 milionë euro mund të ulet me përfshirjen në këtë transferim të mbrojtësit Palletta.

Në bisedimet me Torinon, që në fund nuk u mbyllën me sukses, Milani e kishte vlerësuar 5 milionë euro Pallettan, që do të thotë se duhet t’i paguajë edhe 25 milionë euro Fiorentinës.

Ndryshe ndër kandidatët tjerë për sulmin e Milanit ishin edhe emra të mëdhenj, si Zlatan Ibrahimoviç, Diego Kosta, Pier Emerik Obamejang dhe Radamel Falkao.

Leave a Reply