Demiri: Shqipëria më vlerësoi kur unë injorohesha nga Maqedonia

Besir Demiri do të jetë njëri prej futbollistëve të ri që do t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë në muajin shtator për ndeshjet në Ligën e Kombëve. Futbollisti shqiptarë nga Shkupi, pasi ditën e djeshme u pajis me pasaportën shqiptare, sot edhe konfirmoi se ka zgjedhur të luajë për Kombëtaren “kuqezi”, duke treguar edhe arsyet e këtij vendimi.

Mund të konfirmoj se kam vendosur të përfaqësoj kombëtaren e Shqipërisë. Jam profesionist, jetoj nga futbolli dhe duhet të bëj zgjedhjet e duhura, të cilat vlerësoj se do të më ndihmojnë për të ecur para karrierën time. Kam luajtur me Maqedoninë U21 dhe kam debutuar edhe me seleksionin A, por më pas ka munguar ftesa, edhe pse jam aktivizuar rregullisht me ekipet ku kam luajtur. Jam 24 vjeç dhe karriera në futboll nuk është aq e gjatë sa për të lejuar të injorohemi deri në pafundësi. Shqipëria më vlerësoi në periudhën kur unë jam jashtë planeve të Maqedonisë, kështu që nuk ishte aspak e vështirë të merrja këtë vendim”, ka thënë Demiri.

Leave a Reply