Godet Vëllazërimi, sjellë dy super talentë nga Tetova

Vëllazërimi vazhdon me tubimin e talentëve të rinj në skuadër. Pas Shpend Asanit, Altin Sefos dhe Shaip Tela, drejtuesit e skuadrës kërçovare në rradhët e tyre kanë arritur të sjellin dyshen tetovare Sherif Rexhepi – Alban Rasimi, njofton “infOSport.mk”. Ky i fundit vjen nga akademia e Shkëndijës së Tetovës, teksa Rexhepi te Vëllazërimi vjen nga rradhët e Teteksit.

Sherif Rexhepi është vetëm 19-vjeçar dhe luan si sulmues krahu. Edhe pse në moshë të re, ai ka përvojën e duhur për të qenë pjesë e ndeshjeve të Vëllazërimit në sezonin e ri, ku skuadra e udhëhequr nga strategu tetovar, Bujar Islami shihet si një ndër skuadrat pretendente për një vend në elitën e futbollit vendor.

Sa i përket Alban Rasimit, ky i fundit luan si qendër sulmues dhe pasi deri më tash luante me grupomoshat e reja të Shkëndijës, pritet që të provojë veten edhe tek seniorët. Që të dy me Vëllazërimin kanë nënshkruar kontrata dy vjeçare, raporton “infOSport.mk”.

Leave a Reply