Iniesta e bënë sefte në Japoni, gol që rrallë herë shihet në fushat e futbollit (VIDEO)

Andres Iniesta ka shënuar golin e parë në futbollin japonez. Një ndër mesfushorët më të mirë që njeh bota e futbollit modern, një gjë të tillë bëri me stil të madh, pasi goli i shënuar ndaj Ivata ishte vërtetë i magjikshëm, që mund të bëjnë vetëm futbollistë të kalibrit si Iniesta.

Spanjolli 34-vjeçar realizoi golin e parë të takimit në minutën e 15-të, ndërsa në fund skuadra e tij shënoi fitore me rezultatin 2:1, ku një gol tjetër shtoi Furuhashi.

Falë kësaj fitore Visel Kobe me 32 pikë renditet në pozitën e katërt në elitën e futbollit japonez.

Leave a Reply