Sulmuesi i Barcelonës afër transferimit te PSZH-ja

Sulmuesi 21-vjeçar i Barcelonës, Usmane Dembele, është shumë afër transferimit te Paris Sen Zhermeni, shkruan “Mundo Deportivo”.

“Katalunasit” janë pajtuar ta lënë të lirë francezin për një transferim drejt kampionëve të Francës.

Ai u transferua në Barcelonë vitin e kaluar për të zëvendësuar Nejmarin, i cili për një shumë rekord prej 222 milion eurove u transferua te PSZH-ja.

Megjithatë, për shkak të lëndimeve të shpeshta, ai nuk arriti të zë vend në ekipin e parë të Barcelonës.

Tani që Barcelona ka transferuar edhe lojtarë të tjerë gjatë këtij afati kalimtar, mundësitë që Dembele të jetë startues janë edhe më të vogla, për këtë arsye ai ka kërkuar të largohet nga klubi.

Transferimi pritet të kompletohet para 31 gushtit, kur mbyllet afati kalimtar. Megjithatë, marrëveshja e arritur mes dy klubeve nuk është bërë e ditur, dhe francezi mund të transferohet ose si huazim ose si blerje e përhershme.

Leave a Reply