Maqedonia U19 e femrave siguron Ligën A për kualifikim në Europian

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në konkurrencë të femrave, që udhëhiqet nga strategu strugan, Astrit Merko, ka regjistruar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara në Ligën A kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Pas fitoreve bindëse pa gol të pranuar ndaj Moldavisë (4:0) dhe Lituanisë (2:0), në ndeshjen e fundit, Maqedonia U19 mundi Uellsin me shifrat 2:1.

Kjo ndeshje vendoste për pozitën e parë në grup, ndërsa fitoren e të besuarave të trajnerit Astrit Merko, e paralajmëroi Katerina Petkova, që shënoi vetëm pas dy minutave lojë.

Uellsianet barazuan shifrat në minutën e 21-të përmes Françeskas, derisa fitoren e vulosi goli i Vesa Selës, i realizuar në minutën e 50-të.

Kundërshtarët për eliminatoret e shtatorit për kualifikimin në Europian, përfaqësuesja U19 e Maqedonisë do ti mësoj përmes shortit.


Maqedonia U19: 1. K. Pavlovska, 6. GjorgJieva, 4. Petkova, 3. Bllazhevska (76′ Veselinova), 15. J. Pavlovska, 10. Paneska (76′ Andonova), 19. Mejer, 7. Jovanoska , 9. Sela, 8. Josifova (90’ Borizova), 13. Milevska (46’ Dalçeska);

Seleksionues: Astrit Merko;


 

Leave a Reply