Iniesta përsërit golin nga “Stemford Brixh”, brenda 5 ditëve shënon edhe golin e dytë (VIDEO)

Legjenda e futbollit spanjoll, Andres Iniesta vazhdon të shënojë në kampionatin elitar japonez. Në harkun e 5 ditëve 34-vjeçari Iniesta shënoi edhe golin e dytë me fanellën e skuadrës së Visel Kobe.

Edhe para 5 ditëve, edhe tani Andres Iniesta pranoi pasim nga ana e Lukas Podolskit. Kësaj rradhe legjenda e Barcelonës shënoi me një goditje nga rreth 19 metra, ndërsa sipas shumë mediave virtuozi spanjoll arriti që të përsëris atë gol të paharrueshëm të vitit 2009 ndaj Çelzit.

Visel luajti vetëm baraz 1:1 ndaj Sanfreçe Hiroshima dhe 12 xhiro para mbylljes së sezonit në Japoni ndodhet në pozitën e katërt.

Leave a Reply