ZYRTARE, Enur Totre futbollisti i rradhës nga vendi që do luaj në Superligën shqiptare

Enur Totre edhe zyrtarishtë karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Superligën shqiptare, duke nënshkruar me një ndër skuadrat më të trofeshme, KF Tiranën, njofton “infOSport.mk”.

Totre për plotë 7 vite luante me ekipin e Shkëndijës, skuadër kjo që vitin 2021 nuk llogariste fare në shërbimet e tij, kjo si pasojë e refuzimit për të vazhduar kontratën me “kuqezinjtë” sipas kushteve që ata i ofronin.

Totre për herë të fundit në një ndeshje zyrtare me Shkëndijën kishte luajtur me 16 dhjetor të vitit 2020 në Manastir kundër Pelisterit, ndërsa i njëjti me fanellën “kuqezi” numëron 182 ndeshje, 11 gola dhe 13 asistime.

Totre te KF Tirana shihet si zëvendësues i Idriz Bathës, që u transferua në Rumani. Mesfushori tetovar skuadrës së tij të re do ti bashkohet të hënën, kur edhe zyrtarisht do të vihet nën urdhrat e trajnerit, Orges Shehi. (infOSport.mk)

Leave a Reply