Prishtina vazhdon me Dallkun dhe sjellë një super sulmues

Edhe pse ditë më parë nëpër mediat kosovare doli lajmi se Armend Dallku mund të braktis Prishtinën dhe ti bashkohet Llapit, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi sot ish reprezentuesi i Kombëtares shqiptare edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me skuadrën nga kreyqendra kosovare edhe për një  vit tjetër, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të tillë bënë të ditur nga klubi prishtinas përmes faqes së  tyre zyrtare, ku gjithashtu njoftuan se kanë arritur marrëveshje edhe me sulmuesin e njohur shqiptarë, Mario Morina.

Sulmuesi 25-vjeçar te fituesja e Kupës së Kosovës vjen nga rradhët e Besës së Kavajës, ndërsa gjatë karrierës së tij ai gjithashtu ka luajtur edhe me skuadrat si Tirana, Skënderbeu, Laçi,Flamurtari, Kukësi dhe Kamza.

Ai në Superligën shqiptare numëron 129 ndeshje dhe 24 gola të shënuar, ndërsa në Kategorinë e Parë në 37 ndeshje kishte realizuar 14 gola.

Ai gjithashtu si pjesë e Tiranës dhe Laçit kishte luajtur 4 ndeshje në eliminatoret e Liga Europa, ndërsa me Skënderbeun në eliminatoret e Ligës së Kampionëve ishte paraqitur në dy ndeshje dhe një në kuadër të Liga Europa.

Ai gjatë karrierës së tij ka një titull kampion, një Kupë dhe dy Superkupa të Shqipërisë.

Leave a Reply