Rosenborg – Shkëndija, mësoni TV ku mund të ndiqni këtë super ndeshje

Në mungesë të Televizioneve nga Maqedonia, prej ku edhe rrjedhë skuadra e Shkëndijës, ndeshjen e sontme të skuadrës tetovare në kuadër të ndeshjeve të “Play-off” të Liga Europa, do të mund ta ndiqni  në Digitalb SuperSport 2 të Shqipërisë, që edhe njëherë tjetër dëshmon se për momentin është një ndër platformat sportive më të mëdha jo vetëm në rajon, por edhe më gjërë, njofton “infOSport.mk”. Kjo nuk është hera e parë që SuperSport transmeton ndeshjet e Shkëndijës në Europë, pasi një gjë të tillë kishte bërë edhe sezonet e kaluara, ndërsa po bënë edhe tani, kur Shkëndija ka nevojë për një përkrahje të madhe.

Ky lajm me siguri se do të gëzojë me mijëra tifozë “kuqezi”, të cilët në pamundësi që të jenë prezent në shkallët e stadiumit në Trondhajm, do të kenë mundësinë që përmes SS2, të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës.

Mirëpo kjo nuk do të thotë se tifoz “kuqezi” nuk do të ketë në shkallët e stadiumit, “Lerkendal”, aty ku Shkëndija do të ketë me siguri një përkrahje të vogël, ndërsa përkrahjen më të madhe në histori pritet ta ketë në ndeshjen e kthimit në Shkup me datë 30 gusht.

Rosenborg vs Shkëndija📺LIVE në SS2 të @digitalb_official #europaleague #forcaShkëndija

Публикувахте от KF Shkëndija в Четвъртък, 23 август 2018 г.

Leave a Reply