Fetel fiton në Belgjikë, gara për titull me Hamilton bëhet më interesante

Pas pushimeve verore Sebastian Fetel është rikthyer fuqishëm dhe ka arritur të triumfojë për Çmimin e Madh të Belgjikës, një pistë ku Ferrari nuk fitonte prej 10 vitesh.

Piloti gjerman i Ferrarit u nis nga vendi i dytë, por arriti të parakalojë rivalin e tij të madh, pilotin e  Mercedes, Luis Hamilton, që në xhiron e parë dhe më pas ruajti dominimin deri në fund të garës.

Fetel la pas pikërisht Hamiltonin, ndërsa podiumi u plotësua nga piloti holandez i Red Bullit, Maks Verstapen.

Vlen të theksohet se gara nisi me një aksident të frikshëm që në kthesën e parë, ku protagonist ishte Fernando Alonso dhe 4 makina që mbyllën garimin që aty, transmeton “tch”.

Kampionati kryesohet nga kampioni në fuqi, Luis Hamilton me 231 pikë, i ndjekur nga Sebastian Fetel me 214, ndërsa tashmë kampionati mund të cilësohet sërish i hapur. Për 4 herë kampionin e Botës, Sebastian Fetel, ishte kjo fitorja e 52-të në karrierë duke tejkaluar Alan Prost.

Leave a Reply