Leonardo-Rodrigez, takimi vendimtar për të ardhmen

Orë të nxehta në shtëpinë e Milanit lidhur me çështjen Rikardo Rodrigez. Futbollisti dhe menaxheri i tij  Xhanluka Di Domeniko kanë qenë në selinë e klubit “kuqezi”, ku kanë pasur një takim dy orësh me Leonardon dhe Maldinin.

Për momentin nuk është sqaruar asgjë, por në ditët e fundit, pasi i tha “jo” ofertës së Monakos dhe hodhi poshtë sondazhet e Arsenal dhe Borusia Dortmund, mbrojtësi i majtë është joshur nga Paris Sen Zhermeni.

Faktiksisht edhe Milan do të ishte “pro” kalimit të zviceranit në Francë, për 30 milionë euro.

PSZH kërkon një mbrojtës të djathtë, pasi Juventusi refuzoi t’i jepte Aleks Sandron, ndërsa edhe Milani mund të bëjë pa Rodrigez, sidomos pas blerjes së fundit të Laksalt. Përveç tij  rikthimi i afërm i Kontit dhe fakti që si Kalabria, ashtu dhe Kaldara mund të luajnë në të majtë, ekipi i Gatuzos ka alternativa të mjaftueshme, ashtu që mund ti lejojë vetes shitjen e zviceranit, i cili në “San Siro” erdhi verën e kaluar.

Leave a Reply