Turku Sojdash: Shkupi është në moment të vështirë, por besoj se gjithçka do të bëhet mirë!

Trajneri turk Hajati Sojdash pasditën e sotme u prezantua edhe bëri stërvitjen e parë me FC Shkupin, ndërsa ka folur edhe për gjendjen momentale të ekipit. Sipas Sojdash, Shkupi është në moment të palakmueshëm, pasi bëhen ndërrimi i trajnerëve në kohë kur sezoni në kampionat ka nisur, por tekniku turk beson në përmirësim në të ardhmen që gjithçka të shkojë mirë.

“Mund të them për ekipin se është në një moment shumë të vështirë, pasi që është një periudhë e tranzicionit, ku ka shkuar një trajner dhe tani vjen një tjetër dhe është shumë vështirë që të motivohet ekipi, për të treguar kualitetin e vet, për të cilin nuk dyshojë në asnjë moment. Nga tani do të fokusohemi në lojën që e kemi para nesh , që është me mjaft rëndësi. Mund të them se ka një përparësi kjo ndeshje pasi që për këto ndeshje lojtarët vetvetiu motivohen dhe nuk ka nevojë që ne ti motivojmë ata. Këto janë ndeshje që memorohen dhe mbahen mend për një periudhë të gjatë dhe besoj se lojtarët do të japin maksimumin në këtë ndeshje dhe në të ardhmen besoj se do të shkojë mirë me ekipin”, ka thënë trajneri i ri i FC Shkupit, Sojdash.

Leave a Reply