Futbollisti i FC Shkupit ftohet te përfaqësuesja shpresa e Kosovës

Rron Broja ka marrë ftesë nga ana e seleksionuesit Rafet Prekazi, për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues të Kosovës U21 për ndeshjen e radhës kundër Irlandës në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2019.

Brroja deri më tani ka zhvilluar 6 ndeshje me përfaqësuesen shpresa të Kosovës, ndërsa ishte pjesë e saj edhe në ndeshjen e muajit mars, kur në Mitrovicë bashkë me shokë barazuan pa gola ndaj Gjermanisë së madhe.

Brroja është një lider i padiskutueshëm në mesfushën e FC Shkupit, ndërsa përfaqësueses shpresa të Kosovës do ti bashkëngjitet me 3 shtator, një ditë pasi me skuadrën e tij të zhvillojë derbi ndeshjen ndaj Shkëndijës në Çair.

Ndryshe ndeshjen kundër Irlandës në kuadër të grupit 5, përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë të premten më 7 shtator, në orën 19:00 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku do të kërkojë hakmarrje për atë disfatë në ndeshjen e parë në ciklit eliminatorë, kur në transfertë ishte mundur me rezultatin minimal 1:0.

Leave a Reply