Muhamed Sejdini shqiptari i parë në krye të FFM-së

Pas 27 viteve shtet në vete, për herë të parë në histori Federata e Futbollit të Maqedonisë udhëhiqet nga një shqiptarë. Me dorëheqjen e Ilço Gjorgjioski me 19 korrik nga posti i presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sipas statutit dhe rregullores kreu i shtëpisë së futbollit vendor para disa ditëve kaloi në duart e nënkryetarit Muhamed Sejdini.

Pas dështimit për zgjedhjen e kryetarit të ri, me dorëheqje dhe refuzime të disa kandidatëve për shkak mos plotësimit të kushteve, federata e futbollit vendor ndodhet në krizë, ndërsa tashmë numri një nga Kërçova si dhe lideri i bllokut të delegatëve shqiptarë në kuvend duhet të udhëheq në mënyrën më të mirë detyrat për të bërë një zgjedhje fer dhe të rregullt për zëvendësuesin e Gjorgjioskit.

Sejdini është vite me radhë është i përfshirë me futbollin. Ai erdhi në postin e nënkryetarin të FFM-së si zëvendësuesi i Qenan Idrizit të Renovës. Kërçovari deri më tani llogaritej si numri dy i këtij institucioni dhe kishte përkrahjen më të madhe nga Gjorgjioski, duke realizuar projekte të reja në të mirë të futbollit, ndërsa shqiptari ishte edhe kontribues i madh për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Meti tashmë disa javë është duke udhëhequr me FFM-në, ai është zhvendosur në zyrën e presidentit dhe firmos dokumente si numri një i federatës.

Për momentin Vllatko Kostov është kandidati i vetëm për të marrë pozitën e të parit në FFM, ndërsa në vijim mund të presim edhe ndonjë kandidat tjetër për ta plasuar kandidaturën për kryetar të Shtëpisë së Futbollit të Maqedonisë.

Leave a Reply