ZYRTARE, Ramadani emërohet trajner i Ferronikelit

Strategu shkupjan, Zekirija Ramadani është emëruar trajneri i ri i Feronikelit që rikthehet në këtë mënyrë pas disa muajsh te skuadra kosovare.

Ai u largua duke i lënë vendin Starovës dhe mori drejtimin e Shkupit, por në mungesë të rezultateve të mira, dha dorëheqjen. Në të kaluarën e tij, Ramadani ka drejtuar edhe Flamurtarin në Superligën shqiptare.

Klubi njofton që ka arritur marrëveshje me trajnerin e mëparshëm të Feronikelit, Zekirija Ramadani, i cili do ta udhëheqë klubin në luftën për titull.

Marrëveshja me Ramadanin është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit brenda pak ditësh.

Me këtë marrëveshje klubi synon që t’i rikthejë ditët e arta, meqë Zekirija Ramadani i njeh lojtarët, pritjet dhe nivelin e përgatitjes së skuadrës sonë dhe e di që synimi kryesor i klubit është marrja e titullit të kampionit.

Ne i dëshirojmë suksese trajnerit tonë të ri dhe mbesim me shpresë që i njëjti do t’i mbështesë dhe do e nxjerrë më të mirën nga lojtarët tanë”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Leave a Reply