Kampionët e Botës fitojnë ndaj Holandës

Dëshira dhe loja e bukur nuk i mjaftuan Holandës për të marrë pikët e para në Nations League. “Tulipanët”, të cilët nuk kanë mundur të kualifikohen në dy turnetë e fundit madhorë, e nisën me humbje kompeticionin më të ri në rang kombëtaresh, që hap një dritare për kualifikimin në Europian. Formacioni i Ronald Koeman tregoi forcë karakteri, duke kthyer përkohësisht baraspeshën me Babel, pas golit të shënuar në pjesën e parë nga Kylian Mbappe, gjithsesi kampionët e botës u shfaqën cinikë, duke realizuar golin e fitores me Oliver Giroud, që i parapriu mrekullisht ndërhyrjes së van Dijk.

Në Grupin 3 të Ligës C Bullgaria mori fitoren e dytë, këtë radhë ndaj Norvegjisë, falë golit të Vasilev, ndërsa Sllovenia dështoi të merrte pikë në fushën e Qipros, ku u mposht 2-1.

Në Grupin 4 të Ligës C, Lichtensteini iu imponua 2-0 Gjibraltarit.

Leave a Reply