Trajneri skocez, Meklish flet para përballjes me Shqipërinë

Morali i fituar nga suksesi me Izraelin në “Elbasan Arena” e bën Shqipërinë një kundërshtare edhe më të fortë. Ky është mendimi i trajnerit të Skocisë, Aleks Meklish para përballjes së sotme ndaj Shqipërisë në “Hampden Park”.

“Shqipëria shënoi një fitore të rëndësishme me Izraelin, kështu që vjen me shumë besim këtu. Nuk është skuadër e dobët. Kam dëgjuar se për Skocinë ka më shumë shpresë sesa pritshmëri. Duhet ta ndryshojmë këtë perceptim. Është një mundësi e madhe për ta vendosur emrin tonë në hartën e futbollit” – tha Meklish.

“Shqipëria ka në përbërje lojtarë të rrezikshëm si Taulant Xhakën, që është vëllai i Granit Xhakës, që luan me Arsenalin dhe Zvicrën. Ka dhe lojtarë të tjerë që luajnë në kampionate të niveleve të larta. Ne duhet të zhvillojmë lojën më të mirë dhe të marrim fitoren e 3 pikët dhe mundësinë e kemi”. – u shpreh seleksionuesi skocez.

Ndeshja Skoci – Shqipëri starton në ora 20:45, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri slloven, Matej Jug.

Leave a Reply