Brazili i pamshirshëm ndaj Salvador, shkëlqen futbollisti i Evertonit (VIDEO)

Kombëtarja e Brazilit ka shënuar një fitore të thellë 5:0 ndaj Salvadorit në një miqësore të zhvilluar në SHBA, ku protagonistë kryesor i këtij takimi doli të jetë ylli i Evertonit, Riçarlison, i cili përveç se realizoi dy gola, përfitoi penalti, të cilën në gol e shndërroi ylli i PSZH-së, Nejmar.

Ishte pikërisht ky gol i shënuar që në minutën e katërt që paralajmëroi këtë fitore të Brazilit, skuadër kjo që në minutën e 16-të me anë të Riçarlison shënoi edhe golin e dytë. Ishte Nejmar, ai i cili luajti rolin e asistuesit në këtë rast, njëjtë sikurse edhe në shënimin e golit të tretë nga ana e Kutinjos në minutën e 30-të, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Një tjetër gol i Riçarlison në minutën e 50-të thelloi diferencën, teksa Markinjos pas asistit të Nejmar në minutën e fundit të takimit vulosi rezultatin përfundimtar, Brazili 5, Salvadori 0.

Për dallim nga Brazili që thjeshtë vallëzoi ndaj Salvadorit, Kolumbia dhe Argjentina në miqësoren e zhvilluar në Nju Xhersi barazuan pa gola.

Leave a Reply