Vëllazërimi – Pelisteri, statistika dhe kuriozitete rreth këtij takimi

Vëllazërimi – Pelisteri është një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave. Edhe pse skuadra mysafire nga Manastir aktualisht ndodhet në pozitën e fundit në renditje, këtë skuadër nuk duhet anashkaluar, kjo për më tepër shkaku i emrit dhe traditës që ka në futbollin e Maqedonisë.

SEZONI I RI

Pelisteri është skuadra e vetme në Ligën e Dytë – Perëndim që ende nuk ka shijuar fitore në sezonin e ri. Skuadra nga Manastiri në 5 xhirot e para ka regjistruar 2 barazime dhe tre disfata, ndërsa në anën tjetër Vëllazërimi me 2 fitore dhe 3 disfata ndodhet në pozitën e 7-të me 6 pikë. Një fitore eventuale e skuadrës kërçovare do të ngjiste ata edhe më lart në tabelë.

PELISTERI

Skuadra nga Manastiri është në krizë të thellë financiare, por edhe në fondin e futbollistëve, të cilët ende nuk e kanë të qartë se çfarë po ndodh me skuadrën e tyre. Edhe pse së fundmi u paraqitën disa emra të mundshëm sponzorësh për të marrë drejtimin e  skuadrës së njohur nga Manastiri, deri te një gjë e tillë nuk erdhi. Një disfatë e rradhës për këtë skuadër do të vështirësonte edhe më shumë punët e drejtuesve aktual, të cilët shpresojnë në ditë më të mira për skuadrën e tyre.

MUNGESAT

Te Pelisteri nuk ka mungesa, mirëpo të njëjtat mund të shfaqen edhe para fillimit të ndeshjes, në varësi prej disponimit të futbollistëve që e ndjejnë më shumë se kurrë këtë krizë financiare, e cila ndonjëherë bënë që të njëjtit të dorëzohen  të dëshpëruar. Forca e vetme që i mban këta futbollistë është emri i skuadrës, tradita dhe tifozët, që realisht janë në numër të madh. Në anën tjetër te Vëllazërimi do të mungojnë dy futbollistët standard, Abdulla Sejdini dhe Arlind Aliti. Që të dy u lënduan në ndeshjen e fundit ndaj Skopjes në Shkup dhe nuk do të jenë në gjendje për të ndihmuar skuadrën.

HISTORIA

Tre ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave nuk kanë dhuruar shumë gola, pasi në to janë shënuar vetëm 4 gola, edhe atë në dy ndeshje që ishin mbyllur me barazime 1:1, ndërsa një ndeshje tjetër ishte mbyllur me rezultatin e fillimit 0:0.

Dy ndeshjet që ishin mbyllur me barazime, por me gola të shënuar ishin ato të zhvilluara në Kërçovë, ndërsa vlen të ceket se në ndeshjet që Vëllazërimi i ka zhvilluar si vendas  përballë Pelisterit, në asnjërën prej tyre nuk ka dalë fitues. Nga gjithsej 5 ndeshje, Pelisteri në 3 prej tyre ka shënuar fitore, edhe atë me rezultatet 0:1, 0:2 dhe 0:3, ndërsa dy ndeshjet tjera ishin mbyllur me barazime.

Leave a Reply