Është sërish Pobeda që mund Shkëndijën (VIDEO)

Shkëndija ka pësuar disfatën e parë në sezonin e ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, dhe sërish ajo ka ardhur nga skuadra e Pobedës, që njëherit ishte edhe skuadra e fundit që e kishte mundur Shkëndijën që në sezonin e kaluar, njofton “infOSport.mk”.

Për dallim nga disfata e fundit e 29 prillit në Strumicë, sot Shkëndija u mund në Tetovë, edhe atë me rezultatin 0:2.

Që të dy golat skuadra nga Prilepi i realizoi gjatë pjesës së dytë, edhe atë përmes kundërzbritjeve. Golin e parë për Pobedën e realizoi sulmuesi amerikan Kirian Nvabueze (61’), i cili fitoi duelin me Mevlan Adilin, ndërsa në golin e dytë të shënuar nga Tanushev dështoi Visar Musliu, i cili nuk arriti që të ndal futbollistin kundërshtarë, i cili pasi u lirua në vijën frontale të zonës së “kuqezinjëve” nga Musliu dhe Alimi, me një goditje brenda saj arriti që edhe për herë të dytë në këtë përballje të mposhtë portierin Zahov.

Me këtë tre pikësh Pobeda ngjitet në pozitën e katërt, dhe tash numëron 11 pikë, ndërsa Shkëndija me 3 pikë më shumë ndodhet në pozitën e tretë pas Vardarit dhe Akademia Pandevit që renditen në dy pozitat e para.

 

Leave a Reply