Messi nuk flet me shokun e skuadrës!

Barcelona nuk po kalon një moment pozitiv në La Liga, duke marrë vetëm dy pikë në 3 ndeshjet e fundit.

Kjo ka shkaktuar që atmosfera në kampin “blaugrana” të jetë negative, ndërsa sipas emisionit sportiv në Spanjë, “El Chiringuito” raportet mes futbollistëve të Barcelonës nuk janë edhe aq të mira.
Leo Messi dhe Zherard Pike nuk janë duke kaluar momente të mira së bashku në seancat stërvitore të ekipit.

Mbrojtësit spanjoll nuk po i pëlqen që Leo Messi nuk po bën më shumë për ekipin në aspektin mental dhe se ai nuk flet për media, pothuajse asnjëherë pas përfundimit të ndeshjeve edhe pse është kapiten i skuadrës.

Pike beson se Messi e bën një gjë të tillë vetëm kur luan me kombëtaren e Argjentinës, ndërsa kur luan me Barcelonën nuk e praktikon fare.

Sulmuesi beson se forma e keqe që po kalon ekipi i Ernesto Valverdes është kryesisht për shkak të mospërputhjeve në repartin e mbrojtjes.

Sipas mediave spanjolle, Messi i ka thënë Valverdes që mbrojtja ka shumë probleme pasi po pëson gol çdo ndeshje.

Leave a Reply