ZYRTARE: Ish trajneri i Kombëtares italiane merr drejtimin e Kievos

Kievo shumë shpejt ka gjetur zëvendësuesin e Lorenco D’Anna, i cili ditë më parë u shkarkua nga ana e drjetuesve të skuadrës nga Verona, për shkak startit të dobët të sezonit të ri në ‘Serie A’.

Kësisoj drejtuesit e Kievos vendosën që postin e trajneri t’ia besojnë ish teknikut të Kombëtares italiane, XhanPiero Ventura, i cili së fundmi kishte drejtuar kombëtaren italiane por dështoi ta kualifikonte në Kampionatin Botëror, “Rusia 2018”.

Jakini ishte emri i parë i kontaktuar, por palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët, kështu që numri një i Kievos, Kampedelli  ia besoi skuadrën e tij trajnerit veteran, me të cilin shpreson të ketë një sezon më të suksesshëm.

Kievo pas 8 xhirove të kaluara në ‘Serie A’ ka regjistruar vetëm dy barazime dhe 6 disfata, dhe duke parë edhe dënimin me 3 pikë nga sezoni i kaluar, kjo skuadër ndodhet në pozitën e fundit me -1 pikë.

Leave a Reply