Futsal Shkupi nuk ka të ndalur, mund edhe Zhelezarecin

Futsal Shkupi ka shënuar edhe fitoren e pestë nga po aq ndeshje të zhvilluara në kuadër të elitës së futsalit vendor, pasi sonte si vendas në palestrën ‘Enver Idrizi’ mundën Zhelezarecin me rezultatin minimal 1:0, njofton ‘infOSport.mk’.

Është ky një rezultat ndoshta jo i zakonshëm për një ndeshje futsali, mirëpo marrë në konsideratë rastet e krijuara nga ana e të dyja skuadrave por edhe tempon e lojës, kjo ndeshje përmbushi të gjitha kushtet, ashtu që në fund të gjithë të pranishmit dolën të kënaqur, përfshirë këtu edhe ‘Shvercerat’, që ishin lojtari i 6-të i Futsal Shkupit.

Ndryshe golin e vetëm për ‘bardhekaltërit’ nga Çairi e shënoi Rexhep Sulejmani në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ndeshjen e rradhës skuadra kryesuese e Futsal Shkupit do ta zhvillojë me 18 tetor në transfertën në Veles ndaj ekipit të Gemixhi me fillim në ora 19:30.

Leave a Reply