Juventusi mbush sektorin ‘Kurva Sud’ me fëmijë

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ëshët duke menduar që sektorin e tribunës së njohur me emrin Kurva Sud në ‘Alianc Stadium’ ta mbush me fëmijë për ndeshjen e rradhës kundër Xhenoas.

Kjo për shkak se i njëjti sektor është pezulluar për ndeshjen ndaj skuadrës së Goran Pandev, për shkak fyerjeve raciste të ultrasve torinas në ndeshjen ndaj Napolit. Mirëpo në vend që kjo tribunë të qëndrojë e zbrazët për këtë ndeshje, shefat e Juves kanë një ide shumë interesante, që të njëjtën ta mbushin me fëmijët e shkollës së tyre të futbollit. Ky do të jetë një vazhdim i inciativës anti-raciste, të nisur nga Qendra e UNESKO-s në Torino.

Një gjë e tillë është bërë praktikë në stadiumet e Italisë, kur ndonjë nga skuadrat merr ndonjë dënim të këtillë me mbyllje të ndonjë nga sektoreve.

Leave a Reply