Khabibi gati të sfidojë Mejvedhërin, do ta trajnojë Majk Tajson!

Vitin e ardhshëm mund të bëhemi dëshmitarë të një tjetër ndeshje të madhe, pasi Khabib Nurmagomedov dhe Floid Mejvedhër do të ndeshen së bashku.

Ndoshta një sfidë absurde, pasi janë dy sportistë që garojnë në dy disiplina të ndryshme, mirëpo që të dy kanë pranuar një përballje të këtillë.

Do të jetë një sfidë shumë interesante dhe Khabib po mendon të nisë përgatitjet për një ndeshje që për të duket se nuk do të jetë shumë e favorshme.

Në kushte të tilla, dagestanezi po mendon që të marrë një trajner të madh që të përgatitet për këtë sfidë të jashtëzakonshme.

Siç raportohet nga mediat e huaja mund të jetë legjenda Majk Tajson trajneri i Khabib Nurmagomedov për ndeshjen ndaj Mejvedhër.

Babai i Khabib është një nga trajnerët më të mirë në MMA, por për ndeshjen e  radhës duket se nuk është një ekspert për të këshilluar djalin e tij ndaj duhet një specialist e ku ka më mirë se një prej më të mirëve të këtij sporti që ka lënë gjurmë në sported luftarake.

Leave a Reply