Tjetër vlerësim për Strakoshën, ndër më të mirët në Europë!

Gardiani i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha është numri 1 i portës së Lacios, por tani konsiderohet dhe si portieri i parë i Shqipërisë.

Ndonëse shumëkush mund të kishte menduar se do të ecë në hijen e babait të tij, tani ai ka krijuar profilin e tij dhe ka nga ata që Foto Strakoshës i thonë babai i Thomasit dhe jo anasjelltas.

Shifrat janë në favor të “gardianit” i cili së fundmi është përfshirë në listën e lojtarëve më të mirë nën moshën 23 vjeç.

Nuk bëhet fjalë për një statistikë të thjeshtë, por “BeSoçer”, i është referuar “ELO”-së, që merret me grumbullimin dhe analizat e skuadrave dhe lojtarëve.

Funksionin me sistem pikësh dhe Strakosha ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, kjo pasi ka marrë 5 pikë së fundmi dhe tani renditet mes  5 më të mirëve.

Gjithçka lidhet me paraqitjet në ‘Seria A’, kur pas 8 ndeshjes, ai ka pësuar gola me një mesatare prej 1.1 golash për ndeshje. Po ashtu edhe fakti se po luan si kuqezi është një bonos.

Një vlerësim i vogël, por që tregon dhe një herë tjetër se ai vijon të rritet dhe Shqipëria për një dekadë e gjysmë të paktën e ka katërkëndëshin e portës të siguruar.

Leave a Reply