LPFM–Java X nën hijen e super derbit Vardari-Shkëndija

Java e 10-të në elitën e futbollit vendor vjen me ndeshjet e saj gjatë ditës së diel, ndërsa ndeshja që tërheq më shumë vëmendje është ajo midis Vardarit dhe Shkëndijës, dy skuadrave më të mira viteve të fundit në futbollin vendor dhe që aktualisht mbajnë dy pozitat e para në renditje, njofton ‘infOSport.mk’.

Vardari pas 9 xhirove të para nuk dinë për disfatë, ndërsa që të dyja skuadrat e kishin nisur sezonin e ri me atë barazim 2:2 në Tetovë. Edhe pse Shkëndija në atë ndeshje ishte favorit absolut, në fund Vardari i’a doli të lëshojë fushën në Tetovë i pamposhtur, ndërsa mbi të gjitha i pamposhtur mbeti edhe në 8 javët në vijim, duke kryesuar renditjen me 23 pikë, 7 më shumë se Shkëndija, që të dielën shpreson në një rikthim dhe një fitore që do i afronte ata edhe më shumë drejt konkurrentit kryesor për titull.

Lajm jo i mirë është se kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari dhe jo në ‘Telekom Arena’, stadium ky që i përmbush të gjitha kushtet. E njëjta është shpallur e rrezikut të lartë, që nënkupton se Shkëndija në këtë ndeshje nuk do të ketë ndihmën e “Ballistëve”, pasi të njëjtit nuk do të lejohen në stadium.

Një ndeshje tjetër që zgjon interesim, është edhe ajo midis Renovës dhe Rabotniçkit, skuadra këto që rrethin e dytë nga gjithsej 4 të garave e nisin me trajner të ri.

Nikolla Ilievski – Xhixhi do të udhëheq skuadrën tetovare në takimin e së dielës, teksa në anën tjetër Rabotniçki do të udhëhiqet nga ish trajneri i tyre, Zhikica Tasevski.

FC Shkupi me Umit Karan në krye do të tentojë të marrë fitoren e parë në ndeshjen si vendas përballë Sileksit, Bellasica në Strumicë në kërkim të 3 pikëve të plota mirëpret Pobedën, ndërkohë në lagjen e Gjorçe Petrovit, Makedonija Gj.P do të jetë nikoqir i Akademia Pandevit.

Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të zhvillohen të dielën me fillim në ora 14:30.

LPFM, Java X
Bellasica 21.10. 14:30 Pobeda
Makedonija Gj.P 21.10. 14:30 A. Pandev
Renova 21.10. 14:30 Rabotniçki
Shkupi 21.10. 14:30 Sileksi
Vardari 21.10. 14:30 Shkëndija

Leave a Reply