Marselo gëzon fansat e Realit: Nuk largohem nga ‘Santiago Bernabeu’

Mesfushori brazilian Marselo, ka mohuar zërat se do të largohet nga Real Madridi. Emri i futbollistit brazilian është i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm te Juventusi, te e cila skuadër gjatë verës nga rradhët e Real Madridit u transferua ylli portugez, Kristiano Ronaldo.

Megjithatë mediat spanjolle së fundmi kanë dalë me një informacion që Marselo ka mohuar largimin e tij nga nga Real Madridi, skuadër kjo që nuk e nisi aspak mirë sezonin e ri në La Liga, ku pas 9 xhirove ka tubuar vetëm 14 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 7-të.

Marselo konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë tek kampionët në fuqi të Europës, ndërsa një gjë të tillë braziliani dëshmoi edhe në dy ndeshjet e fundit, pas rikthimit të tij në fushat e futbollit, kur fillimisht ndaj Levantes shënoi golin e vetëm në atë disfatë 1:2 në fundjavë, ndërsa gjithashtu realizoi edhe mbrëmë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Viktoria Plzen, në të cilën ndeshje Reali shënoi fitore 2:1.

Leave a Reply