Rafinja ndëshkon Spalletin dhe Interin (VIDEO)

Barcelona ka avansuar ndaj Interit në ndeshjen e vlefshme të grupit B, që në këto momente po zhvillohet në ‘Kamp Nou’, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra e trajnerit Valverde po shkëlqen ndaj ekipit ‘zikaltër’, që në disa raste kanosej përmes futbollistit të saj më të mirë, Mauro Ikardi.

Ndryshe golin e epërsisë ‘katalunasit’ e realizuan në minutën e 32-të, kur Rafinja shfrytëzoi na maksimum harkimin e Luis Suarez nga e djathta dhe nga afërsia shënoi në rrjetën e Handanoviç.

Edhe Napoli po avanson në përballjen ndaj Paris Sen Zhermenit në transfertë, kjo falë golit të shënuar nga Insinje në minutën e 29-të.

Me rezultatin 1:0 po avanson edhe Liverpulli ndaj Crvena Zvezdës falë golit të Firminjos, teksa Porto me golat e Maregas dhe Hereras po avanson në transfertën ndaj Lokomotivës së Moskës, skuadër kjo që përmes Manuel Fernandesh në minutën e 10-të kishte humbur penalti dhe mundësinë për të avansuar e para në këtë ndeshje.

Leave a Reply