Berisha: Ndaj Renovës të rinisim serinë e re të fitoreve

Vardari pas disfatës ndaj Shkëndijës javën e shkuar, sërish do të përballet me një skuadër tetovare, këtë herë me Renovën, që gjithnjë ka ditur ti bëjë probleme skuadrës shkupjane. Edhe këtë ndeshje Vardari do ta zhvillojë në Maxhari, ndërsa sipas sulmuesit të talentuar shqiptarë të ‘kuqezinjëve’ është ky një rast i mirë që skuadra e tij të nis një seri të re të fitoreve.

‘Është kjo një ndeshje shumë e rëndësishme për neve, pasi dëshirojmë të ju rikthehemi fitoreve. Shpresoj dhe besoj se në fund me një angazhim maksimal do të fitojmë ndeshjen dhe do të rinisim një seri të re të fitoreve. E dimë që nuk do të jetë aspak lehtë, por jemi përgatitur psiqikisht dhe taktikisht shumë mirë për këtë ndeshje. Atomsfera në skuadër është shumë e mirë, pavarësisht disfatës ndaj Shkëndijës. Ne do të vazhdojmë njëjtë sikurse edhe deri më tani dhe me një angazhim maksimal të të gjithë futbollistëve besoj se Vardari ka forcë për të përballuar gjithçka’ – tha enkas për ‘infOSport.mk’ sulmuesi i talentuar shqiptarë i Vardarit, Jakup Berisha, i cili është pjesë e 18-shes së ftuar nga ana e trajnerit Aleksandar Vasoski.

Ai shpreson të ketë një minutazh të mirë edhe në këtë përballje dhe të dëshmojë cilësitë e larta prej një sulmuesi, gjë që e ka dëshmuar kur i është dhënë rasti edhe me ekipin e parë.

Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Renovës do të zhvillohet në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari, stadium ky në të cilin këtë vit Vardari i ka zhvillluar të gjitha ndeshjet si vendas.

Leave a Reply