Ikardi dhe Interi mposhtin Lacion në “Olimpiko” (VIDEO)

Interi ka marrë fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Lacios, duke i mposhtur këta të fundit në “Olimpiko” me rezultat 0:3. Mauro Ikardi ishte sërish ai që hapi dhe që mbylli ndeshjen, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 28-të, ndërsa Brozoviç rriti epërsinë në 2:0 në të mirë të “zikaltërve” dhe për fund ishte sërish ai argjentinasi që fiksoi shifrat 3:0 në minutën e 70-të.

Lacianët në këtë sfidë u panë pa ide dhe pa lojë, me të përzgjedhurit e Luciano Spaletit që me plotë meritë morën tre pikët nga “Olimpiko”. Pas këtij triumfi ngjitet në vendin e dytë të tabelës në Seria A me 22 pikë të grumbulluara, gjashtë më pak se Juventusi që kryeson renditjen, ndërsa Lacio mbetet në vendin e katërt me 18 pikë.

Leave a Reply