Renova avanson ndaj Shkupit (VIDEO)

Renova ka shënuar golin e parë në ndeshjet e javës së 25-të në elitën e futbollit vendor. Skuadra nga Xhepçishti po avanson ndaj FC Shkupit në derbin shqiptarë që po zhvillohet në Tetovë, falë golit të shënuar nga ana e sulmuesit të talentuar Vllatko Stojanovski në minutën e 15-të.

Stojanovski kalon ne epersi Renoven

Renova shenon ndaj Shkupit. Super aksion i gjipspunuesve qe kurorezohet me golin e StojanovskitRENOVA – FC SHKUPI 1:0(V. Stojanovski 15')

Публикувахте от infosport.mk в 1 април 2018 г.

Fisnik Nuhiu mjaft mirë në të djathtë pasoi për Valmir Nafiun, i cili mu në momentin e duhur pasoi brenda zonës kundërshtare për Stojanovskin, i cili pa menduar shumë me të parën goditi dhe arriti që të mposhtë portierin Suat Zendeli.

Sa u përket ndeshjeve tjera që gjithashtu po zhvillohen në të njëjtën kohë, rezultati mbetet ai i fillimit.

Leave a Reply