Formacioni i FC Shkupit ndaj Renovës (FOTO)

Pas pak në stadiumin e qytetit të Tetovës Renova dhe FC Shkupi do të zhvillojnë derbin shqiptarë të javës së 25-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e publikut, teksa trajneri Ramadani për dallim nga formacioni i ndeshjës së fundit kundër Skopjes, sot ka ardhur me disa ndryshime në 11-shen e parë.

Në portë është rikthyer kapiteni Suat Zendeli, teksa në mbrojtje ka vendosur treshen Tipuriç, Bajrami dhe Krivanjeva, në mesfushë do të veprojnë Bllagoja Ljmaçevski në të majtë, Rron Broja dhe Ermedin Adem do të jenë në qendër të mesfushës, teksa Bunjamin Shabani do të luaj në krahun e djathtë.

Në qendër të sulmit do të jetë Bazhe Ilijoski, të cilit nga mbrapa do ti ndihmojnë Omar Imeri dhe Kristijan Stojkoski.

Ndeshja Renova – Shkupi starton në ora 15:00.

Leave a Reply