Qato nuk heq dorë nga loja sulmuese, njihuni me formacionin anti Skopje (FOTO)

Sot në kuadër të javës së 25-të skuadra kryesuese e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, Shkëndija do të luaj si mysafir në Shkup ndaj skuadrës së Skopjes, njofton “infOSport.mk”. Janë këto dy skuadrat më në formë gjatë stinorit pranveror që në 6 ndeshjet e para nuk dinë për disfatë, mirëpo gjithnjë me Shkëndijën favorite që një gjë të tillë pritet të dëshmojë edhe në fushën e stadiumit në lagjen e Hekuranës së Shkupit.

Trajneri Qatip Osmani nuk heq dorë nga loja sulmuese, ndërsa një gjë e tillë vërehet edhe nga emrat e futbollistëve që ka vendosur të ju besojë edhe sot. Ibraimi bashkë me Radeskin do të përbëjnë dyshen sulmuese, ndërsa nga mbrapa do të kenë ndihmën e Izair Eminit, teksa sa i përket treshes mbrojtëse, ajo nuk ndryshon, me Cuculin, Musliun dhe Adilin, teksa paksa më i avansuar në krahun e djathtë do të luaj Egzon Bejtullai.

Në anën e majtë do të veprojë Stenio Zhunior, ndërkohë Fazlagiç dhe Armend Alimi do të luajnë në qendër të mesfushës.

Leave a Reply