Liverpulli shpërblen qendërmbrojtësin me kontratë 6-vjeçare

Mbrojtësi i talentuar anglez, Xho Gomez është shpërblyer me një kontratë të re nga ana e drejtuesve të Liverpullit, të cilët besojnë fuqishëm në kualitetet e këtij 21-vjeçari, që skuadrës nga ‘Enfilld Roud’ iu bashkua verën e vitit 2015-të nga rradhët e Çarltonit.

Lojtari i përfaqësueses angleze aktualisht po qëndron larg fushave pas një dëmtimi të pësuar ndaj Bërnlit dhe pritet të mungojë për gjashtë javë.

Gjithsesi, gjatë ditës së sotme  klubi e ka ngushëlluar me një kontratë të re, duke e blinduar atë për pesë vite e gjysmë, që don të thotë se pjesë e Liverpullit pritet të jetë deri në qershorin e vitit 2024.

“Kontrata e re është shumë e rëndësishme për mua. Kam disa vite këtu dhe ka qenë një kënaqësi të luaj për Liverpullin, kështu që jam i lumtur që kam rinovuar. E dashuroj këtë klub, po e shijoj shumë fanellën e Liverpullit dhe jam i lumtur që kjo gjë do të vazhdojë. Kemi pasur shumë ulje-ngritje, ky është sezoni im i katërt këtu dhe kam mësuar shumë. Shpresoj të vazhdojmë kështu.’ – ka thënë Gomez, i cili me Liverpullin këtë edicion numëron gjithsej 18 ndeshje, 13 në Premierligë dhe 5 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply