Dëmtohet mesfushori i Milanit para ndeshjes me Xhenovan

Lucas Biglia nuk do të jetë në ndeshjen e prapambetur të Milan me Genoa-n në San Siro. Mesfushori argjentinas ka pësuar një tërheqje muskulore në nxehjen e mëngjesit që ka bërë skuadra.

Si pasojë, ai do të mungojë në ndeshjen ndaj Genoa-s, por akoma nuk dihet se sa serioz është dëmtimi.

Në vend të tij do të futet Bakayoko. Mesfushori i huazuar nga Chelsea është kritikuar që prej kalimit në Serie A, por do të ketë shansin të vërtetojë se i përket kësaj skuadre të madhe.

Leave a Reply