Osmani: Tre fitore një pas një, shpresojmë të vazhdojmë kështu (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës mori fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke triumfuar përballë Bellasicës në Strumicë me rezultat 3:0. Tekniku i skuadrës tetovare, Qatip Osmani është shprehur i kënaqur me lojën e treguar të futbollistëve të tij, ndërsa shpreson që të vazhdojnë me këtë ritëm edhe ndeshjet në vijim të kampionatit.

“Tre fitore një pas një dhe kjo është një shenjë e mirë për ekipin tonë që në ndeshjet e radhës të luajmë në këtë ritëm dhe të vazhdojmë me fitore. Sa i përket ndeshjes së sotme, mendojë se ishte fitore e merituar. Një fitore e cila gjatë 90-të minutave, ekipa mirë e menaxhojë lojën dhe jemi të kënaqur me tre pikë”, ka thënë Osmani.

Numri një i stafit teknik të kuqezinjve sqaron se falë disa futbollistëve, Shkëndija arrin të menaxhojë mirë situatat kur oraret e ndeshjeve janë të ngjeshura.

“Këtu ndikon edhe përvoja e disa lojtarëve që i kemi në ekip dhe ata din si ta menaxhojnë lojën në fushë. Edhe sot treguam se Shkëndija shkon vetëm për fitore dhe ndeshjen e manxhuam shkëlqyeshëm”, shprehet Osmani.

Leave a Reply