Pas 7 vitesh, shënon të njëjtin gol kundër të njëjtit ekip në të njëjtën minutë (VIDEO)

Ngjarje e pabesueshme dhe që vështirë të imagjinohet, ka ndodhur në kategorinë e tretë të futbollit rus. Protagonisti ka qenë Roman Loktionov, mbrojtës i datëlindjes ’85, që verën e kaluar është kthyer të luajë për FK Volgar Astrakhan pasi ishte larguar nga klubi në 2015-ën për të shkuar në fillim te Tyumen, më pas te Sochi dhe në fund te Zorky Krasnogorsk .

Në fundjavën e kaluar të kampionatit, ai ka shënuar golin e ndeshjes kundër Spartak Vladikavkaz me një gjuajtje nga 30 metra në minutën e 17-të të pjesës së parë. Asgjë e veçantë, apo e bujshme, po të mos ishte për faktin se e njëjta skenë është përsëritur shtatë vite më parë… në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën minutë dhe në të njëjtin stadium.

E pabesueshme, por e vërtetë.

Leave a Reply