Broja: Fitore me meritë, në Çair frymojmë ndryshe me “Shvercerat” në mbështetje!

Shkupi ka marrë fitore dhe tre pikë të rëndësishme në kampionat, duke fituar ndaj Akademia Pandevit me rezultat minimal 1:0. Raste shumë, por vetëm një u finalizua, me Viktor Angellovin që shënoi golin e vetëm të triumfit për Shkupin, duke i dhënë “buzqeshje” skuadrës nga Çairi në këtë sezon të ri jo aq të mirë për ta. “InfOSport.mk” pas ndeshjes Shkupi-Akademia Pandevi mori një prononcim ekskluziv nga mesfushori i “bardhebluve”, Rron Broja. Ky i fundit shprehet se ai me bashkëlojtarët e tij zhvilluan lojë të shkëlqyer në terren dhe se fituan takimin me plotë meritë.

“Sot mendoj se u angazhuam maksimalisht në fushë, treguam karrakter dhe bëmë lojë të bukur. Kishim shumë raste për të shënuar dhe për të fituar ndoshta edhe me rezultat më të thellë, por nuk arritëm që t’i konkretizojmë të gjitha mundësitë që na u shfaqën. Kundërshtarit nuk i lejuam që të luaj me topin, duke dominuar në përgjithësi dhe mendojë se me plotë meritë fituam”, tha Broja enkas për “InfOSport.mk”.

Në fundjavë pësuan humbje nga Pobeda, ndërsa vetëm tre ditë më vonë marrin fitore në shtëpi. Broja analizon shkurtë dy përballjet e fundit.

“Është e vërtetë që para tre ditëve luajtëm me Pobedën, por mund të them që zhvilluam lojën e njejtë me taktika të njejta, mirëpo fati si duket në atë ndeshje nuk ishte me ne. Ndeshja e zhvilluar sot ishte më e vështirë, duke parë që Akademia Pandevi është skuadër edhe më e fortë se kundërshtari paraparakë, por gjithsesi u treguam më të guximshëm dhe treguam cilësitë tona, që në fund për tu shpërblyer me tre pikë”, shprehet mesfushori kosovar, duke treguar në vijim që ndeshjet në Çair, Shkupi i luan ndryshe dhe për atë ka një arsye.

“Në Çair gjithmonë është më ndryshe. Skuadra merr frymë ndryshe, pasi edhe atmosfera është gjithmonë më e mirë. Kemi motivim më shumë, kur luajmë pranë tifozëve tanë “Shvercerat”, ata janë lojtari jonë i 12-të dhe na japin mbështetje të madhe përballë çdo kundërshari”.

Njëri ndër lojtarët kyç te Shkupi, beson që skuadra e tij do rimarë veten në ndeshjet e ardhshme të kampionatit, pasi pozita aktuale nuk është pasqyrë reale.

“Besoj që ka ende edhe shumë për të luajtur, kampionati është i gjatë dhe nuk është kryer ende asgjë, pasi diferenca me ne dhe vendin e 3-të në tabelë është vetëm 7 pikë. Kjo situatë lë gjithçka hapur dhe neve na mbetet që arrijmë vetëm rezultate pozitive në ndeshjet në vijim”, përfundon Broja.

Shkupi ndeshjen e radhës në kampionat do ta luajë të dielën në transfertë me Shkëndijën./InfOSport.mk

Leave a Reply